Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur fazën e saj voluminoze të aplikimit për të siguruar organizimin e finales së Superkupës së Europës të pas 2 viteve.
FSHF është kandidaturë potenciale në këtë garë me shumë vende të tjera, për të kërkuar OK e UEFA-s, si vend organizator për Superkupën Europiane, finale e vitit 2019, ku përkon edhe me përfundimin e punimeve në impiantin “Arena Kombëtare”.
Një grup pune brenda aparatit të FSHF-së, nën koordinimin e sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku kanë nisur fazën e aplikimit për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e plotë që kërkon dosja e kandidaturës së Shqipërisë dhe që kalon nëpër disa etapa, duke kërkuar domosdoshmërisht edhe çertifikimet e institucioneve të shtetit si Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, etj.
Deri në fund të majit do të plotësohet gjithçka kërkohet për t’u kaluar më pas në Komisionin e posaçëm të UEFA-s, në datë 6 qershor, i cili bën edhe të gjithë verifikimin e pikave të kërkuara. Vendimi për finalen e Superkupës europiane do të merret në shtator të këtij viti.
Ja edhe kandidatët që duan finalen e Superkupës
Shqipëri Tirana “National Arena”
Francë Toulouse “Stadium de Toulouse”
Hungari Budapest “Flórián Albert stadion”
Izrael Haifa “Sammy Ofer Stadium”
Kazakistan Astana “Astana Arena”
Irlanda e Veriut Belfast “Ëindsor Park”
Poloni Gdansk “Arena Gdansk”
Poloni Varshav “Stadion Narodowy”
Ja etapat e vlerësimit të kandidaturave: 6 qershor 2017, vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga UEFA; Shtator 2017, vendimi final për vendin organizator.
/a.m/