Skandal trukimesh në Angli...futbolli në Shqipëri “Ok”

Skandal trukimesh në Angli...futbolli në Shqipëri “Ok”
Ndeshjet në Superligë janë vënë në dyshim të fortë pas akuzave ndaj arbitrave dhe presidentëve të ndryshëm. Gjithsesi, në Shqipëri ende nuk ka hetime serioze ashtu siç ka ndodhur në vende të tjera

Futbolli shqiptar po kalon një periudhë të vështirë.

Por në Shqipëri nuk ka asnjë lëvizje për të parandaluar këtë fenomen.

Dy vende të tjera me futboll të zhvilluar, Anglia dhe Franca, mund të përfshihen nga një kaos në futbollin e dy vendeve. Në total 180 policë mësynë në selitë e klubeve të West Ham dhe Newcastle pasi këto dy klube por edhe disa të tjera dyshohen për mashtrime fiskale me vlerë të madhe. Operacioni i policisë nisi mëngjesin e së mërkurës pas disa javëve hetime.

Policia sekuestroi më dhjetëra kompjuterë, celularë dhe regjistra për të mbështetur provat e tyre pasi disa individë dyshohen për evazion fiskal.

Shumë prej emrave të lakuar janë njerëz të njohur për sportin britanik dhe njëri prej tyre është edhe drejtori i Klubit të Neëcastle, Lee Charnley. BBC ka arritur të zbulojë se bëhet fjalë për fshehje të të ardhurave që i ka shkaktuar buxhetit të Britanisë një dëm prej 5 milionë Pound por kjo shumë mund të rritet gjatë ditëve në vazhdim me thellimin e hetimeve.

Klubi i Ëest Ham ka reaguar menjëherë duke theksuar se policia dhe hetuesit do të gjejnë mbështetjen e plotë të drejtuesve për të çuar përpara hetimet. “Kemi nisur kontrollet në Lindje dhe juglindje të Anglisë dhe kemi arrestuar disa persona, gjithashtu janë sekuestruar shumë dosje dhe kompjutera e celularë.

“Gjithashtu edhe autoritetet franceze po mbështesin hetimin tonë duke arrestuar gjithashtu disa persona edhe në Francë.”

“Ky hetim është tregues i qartë i vendosmërisë tonë sepse pavarësisht emrit që mban apo institucionit që përfaqëson, nëse nuk paguan taksat duhet të përballesh me pasojat”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe prokurorisë.

Neëcastle siguroi matematikisht të Hënën rikthimin në Premier League pas një sezoni në Championship, ndërsa Ëest Ham ka arritur të sigurojë mbijetesën mes më të mirëve të Anglisë gjatë këtij sezoni ku ka treguar luhatje të mëdha.

Dyshimet për aleanca dhe trukimesh të rezultateve, për qëllime nga më të ndryshmet kanë bërë që ky sezon në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë në Shqipëri, dy kampionatet elitare të vendit, të kalojë në krizë identiteti.

Akuzat janë të shumta mes presidentëve dhe ndaj Federatës, ku të goditur janë gjithashtu edhe gjyqtarët.

Ky skenar që vazhdon prej vitesh në vendin tonë nuk po ndryshon dhe as nuk duket se do të ketë zgjidhje.

Shqipëria nuk është e vetmja me një krizë të tillë, veçse duket ndër më të paaftat për ta zgjidhur.

Përveç rastit të fundit në Angli, dymbëdhjetë vjet më parë, Gjermania u trondit nga një skandal futbolli. Në qendër të tij ishte arbitri Robert Hojcer, I cilësuar si e ardhmja e bilbilave në vend.

Hojcer ishte përzier në një skemë trukimesh me vlerë 2 milionë euro, dhe u vu nën përgjim pas kërkesës së prokurorisë. Përfundimi ishte që Hojcer u dënua me burg dhe u përjashtua nga sporti, me burg u dënuan edhe fajtorët e tjerë.

Në 2013, ishte radha e Austrisë që të provonte skandalin e saj, me pjesëmarrjen e disa futbollistëve dhe të mafiozëve nga vende të ndryshëm, përfshi edhe shqiptarë. Edhe në vendin e Europës Qendrore, u vu në lëvizje prokuroria, siç e spjegon zëdhënësi i saj në qytetin e Gracit, Hansjërg Baher. Veprimi i autoriteteve ishte i shpejtë dhe futbollistë të ndryshëm si Dominik Taboga apo Sanel Kuljic u vunë në pranga.

Gjithsesi, skema shqiptare duket se ngjan më shumë me atë të skandalit të madh të Italisë në 2006, të njohur me emrin Kalçopoli. Përgjimet e prokurorisë së Napolit dhe veprimet e mëvonshme të policisë italiane zbuluan fajësinë e disa klubeve si Juventus, Milan, Fiorentina apo Lacio.

Prokurorët autorizuan përgjime për njerëz të fuqishëm si drejtuesit e Juventus së asaj kohe, Luçiano Moxhi apo Xhiraudo, dhe nga telefonatat e regjistrua u provua ndikimi ndaj drejtuesve të gjyqtarëve, arbitrave apo edhe gazetarëve.

Me fakte, fajtorët u vunë me shpatulla pas murit dhe morën dënimin, ndërsa Juventusi zbriti në Serinë B.

Po në Shqipëri?

Presidenti i shoqatës së gjyqtarëve, Tahir Kastrati, thotë:

“Deri më sot, në Shqipëri kanë marrë dënime të lehta gjyqtarë të ndryshëm, por askush nuk është futur në burg, po ashtu janë ndëshkuar futbollistë, veçse edhe ata jo sa duhet.”

“Për angazhim të prokurorisë as nuk bëhet fjalë.”

Duket se edhe vetë presidentët e klubeve shqiptare ndihen të bezdisur nga kjo situatë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: