SHBA, vajza 4-vjeçare bie nga autobusi gjatë udhëtimit (Video)

SHBA, vajza 4-vjeçare bie nga autobusi gjatë udhëtimit (Video)
Pamjet dramatike të kapura në momentin kur një vajzë 4- vjeçare u rrëzua nga pjesa e mbrapme e autobusit kanë bërë xhirone botës. Vajza 4 -vjeçare u plagos rëndë pasi u rrëzua teksa autobusi ishte në lëvizje përgjatë një rruge në Harrison, Arkansas.

Videoja dramatike u filmua nga kamera e një makine që po lëvizte në të njejtën rrugë.

Një zjarrëfikës vullnetar, i cili po udhëtonte prapa autobusit kur aksidenti fatal ndodhi, shihet duke vrapuar tek vajza e cila ndodhej e shtrire në mes të rrugës.

4 -vjeçarja e cila ra pa ndjenja dhe theu nofullën në këtë aksident, pritet të ketë një shërim të plotë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: