“Sakrifikuam kryetarin për zgjidhjen e krizës”, Meta: Vasili të bëhet njëshi i qeverisë

“Sakrifikuam kryetarin për zgjidhjen e krizës”, Meta: Vasili të bëhet njëshi i qeverisë
Petrit Vasili deklaroi sot se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e lumtur që sakrifikoi kryetarin, por kjo lëvizje sipas ishte diçka që i duhej vendit për ta nxjerrë atë nga kriza. Kreu i ri i LSI i dha këto deklarata në mbledhjen e Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë që do të drejtojë më tej.

“Kriza, LSI vuri në dispozicion mandatet. U investuam fort për zgjidhjen e krizës. Vendimet politike të jenë në favor të qytetarë. Nuk jemi të lumtur që i dhuruam kryetarin e LSI-së zgjidhjes së krizës. LSI është mësuar të sakrifikojë për vendin. Më në fund vendi do ketë një kryetar shteti të vërtetë që ka vizion për dialog mes mazhorancës dhe opozitës. Për ne nuk kanë rëndësi mandatet, por stabiliteti i vendit. Shqipëria më e rëndësishme se fati ynë politik. Shqipëria është gërryer nga armiqësitë që e kanë kthyer pas”, tha kreu i ri i LSI, Petrit Vasili.

Më tej, Petrit Vasili, tha se objektivi i kësaj force politike është që ajo të dalë forcë e parë politike.

“Objektivi ynë është LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017. Kushdo që e dëgjon objektivin kërkon të dëgjojë edhe Pse-në. LSI punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve. E ardhmja e shqiptarëve fillon te rinia e shqiptarëve. Rinia e shqiptarëve ka një model shembull dhe ky model është Lëvizja Rinore për Integrim”, u shpreh ish-numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilit iu besua drejtimi i kësaj partie, pas zgjedhjes së të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, si President i Republikës së Shqipërisë.

“Demokracia nuk t’i jep dot të gjitha. Duhet të luftosh për të drejtat demokratike dhe opozita duhet të jetë aktive për t’i fituar këto të drejta. Bojkoti nuk është zgjidhje”.

Kështu u shpreh Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara Komitetit Drejtues të LSI-së, por sot jo më si numri një i kësaj force politike të cilën e themeloi 13 vjet më parë edhe e ngriti si parti të tretë në vend, gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Jam i gatshëm për dialog me opozitën pasi vendi është në situatë kritike. Opozita po lufton për të fituar të drejtat, por bojkoti nuk është zgjidhje. Opozita duhet të futët në zgjedhje, pasi është në interesin e saj dhe të vendit. I kam dhënë të drejtë opozitës, për dekriminalizimin, kanabisin dhe disa probleme të tjera. Është e domosdoshme që opozita të heq dorë nga ultimatumet dhe konfrontimet. Ka ende kohë për zgjidhje politike me opozitën, prandaj PD të mos vonohet. Jam i disponueshëm të bëj çdo gjë që mundëm për një zgjidhje”, tha Meta.

Presidenti i ri i zgjedhur i vendit u shpreh se largimi nga LSI ishte një sakrificë e jashtëzakonshme.

Megjithatë ai deklaroi se me Petrit Vasilin në krye LSI do të njohë rritje, ndërsa shtoi se drejtuesit të ri të kësaj force politike duhet t’i jepet një shans edhe për qeverisjen e vendit.

“LSI ka njohur rritje në çdo zgjedhje dhe në këto zgjedhje me kryetar Vasilin do të arrini një sukses të merituar. T’i japim edhe një shans Petrit Vasilit, që të jetë njëshi i partisë, me përkrahjen tuaj le t’i japim shans që të jetë edhe njëshi i qeverisë. E kam të vështirë tranzicionin në LSI. LSI nuk është krijuar si parti pushteti, por si reaksion kundër pushtetit arrogant dhe autoritar. Pati një betejë çnjerëzore kundër LSI në fillimet e saj, por mori 140 mijë vota. Në 2008 u ndryshua kushtetuta për të asgjësuar LSI, por ne u forcuam dhe u kthyem në faktor stabiliteti për vendin”, tha Meta.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: