Rusi, dalin në shitje “sexy t-shirt” pro-Putinit (Foto)

Rusi, dalin në shitje “sexy t-shirt” pro-Putinit (Foto)
Një dekolte “bujare” e konfiguruar nga një zemër apo një portret. Por nuk janë një zemër apo një portret dosido, sepse ato përkasin presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

“Sexy t-shirt” me natyrë nacionaliste, janë publikuar nga një lëvizje pro-Kremlinit të quajtur “Rrjeti”. Gjëja më e rëndësishme është që vajzat e bukura mund të deklarojnë në mënyrë po aq të bukur qëndrimin e tyre politik dhe dashurinë për Putinin”, - ka pohuar themeluesi, Maxim Vikhliaznev.

“Putin është prej kohësh një markë e famshme botërore, jo vetëm një politikan, - thekson promovuesi i projektit dhe koleksionit, Ilya Sadalsky. – Fotoja e zakonshme në bluzë e presidentit, nuk është diçka e re, kështu stilistët e “fashion look”-ut patriotik, kanë gjetur këtë ide”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: