Prokuroria, lëshohen fletarreste për 15 persona që sulmuan Kuvendin e Maqedonisë

Prokuroria, lëshohen fletarreste për 15 persona që sulmuan Kuvendin e Maqedonisë
Prokuroria Publike e Shkupit ka urdhëruar arrestimin e 15 personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën të enjten në mbrëmje, më 27 prill.

Pas fletarresteve të lëshuara sipas MPB-së, policia është në ndjekje të këtyre personave. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dhunën kundër deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend.

Nga dhuna e ushtruar pësuan mbi 10 deputetë ndërsa më së rëndi u plagos Zoran Zaev, kandidat për kryeministër dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ende vazhdon të trajtohet në spital.

Mediat kanë raportuar se gjatë ushtrimit të dhunës dhe pushtimit të institucionit ligjvënës, Policia nuk kishte ndaluar asnjë person ndërsa janë publikuar edhe fotografi ku pjesëtarë të policisë shihen duke u përshëndetur me persona të caktuar nga grupi i protestuesve të dhunshëm, të cilët pa asnjë pengesë kishin hyrë në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: