PD: Regjistrimi i listave në KQZ është i paligjshëm, sot skadoi afati

PD: Regjistrimi i listave në KQZ është i paligjshëm, sot skadoi afati
Partia Demokratike ka njoftuar sot se as PS dhe as LSI-ja nuk mund të regjistrojnë dot sot listat e kandidatëve për deputetë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi nga ambientet jashtë KQZ se nëse një gjë e tillë bëhet, jemi në shkelje të hapur të ligjit zgjedhor.

“Ka skaduar afati i listave, pas kësaj date askush nuk regjistron më. Kodi Zgjedhor është i qartë, listat e kandidatëve, partive, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve është e dekretuar tashmë, 18 qershor, pra çdo regjistrim gjatë ditës së sotme i paligjshëm”- tha Bylykbashi.

Sipas tij, KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore të regjistrojë më lista. “Nëse e bën është duke shkelur ligjin, nuk ka mundësi për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe ligjin”-, - shtoi deputeti demokrat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: