Partizani, përmbysje me aromë titulli; fiton 1-2 ndaj Tiranës

Partizani, përmbysje me aromë titulli; fiton 1-2 ndaj Tiranës
Partizani ka fituar një tjetër derbi ndaj Tiranës, duke hedhur njëherësh një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt titullit kampion, që tashmë duket më pranë se kurrë.

Është mbyllur me fitoren e të kuqve me rezultatin 2-1 përballja ndaj bardhebluve, e zhvilluar pasditen e sotme në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen çelëse të javës së 31-të të Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore.

Një fitore që e sigluar nga dy golat e të kuqve të realizuar përkatësisht nga Batha në të 45’+1 me penallti dhe nga i rikthyeri Sukaj në të 87’, që kanë shfuqizuar atë avantazh provizor të bardhebluve të shënuar në të 15’ nga Ede.

Falë fitores së sotme, Partizani ngryset sot kryesues i vetëm në kuotën e 65 pikëve, tre më shumë se Kukësi që do të ndeshet nesër ndaj Laçit. Nga ana tjetër, Tirana është më pranë se kurrë fundit të klasifikimit, me shpresën që rivalet e saj, Laçi, Teuta e Flamurtari të grumbullojnë sa më pak pikë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: