Parashikimi i motit për sot dhe java që vjen

Parashikimi i motit për sot dhe java që vjen
Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, gjatë ditës së sotme, e diel 30 prill, në vendin tonë. Me vranësira dhe shira të dobët e lokalë paraqitet moti për zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme në ultësirën perëndimore. Me vranësira të dendura paraqitet moti për zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa sot

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezent për zonën e Alpeve si edhe Europën qendrore, kjo do të bëjë që vranësirat dhe shirat e dobët e lokalë të jenë dominuese por nuk do të mungojnë gjithashtu kthjellimet e herë pas hershme.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë nën domininim e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë prezent

Ballkani, sot dhe java që vjen  

Rajoni i ballkanit në ditët fundit të muajit prill po ndikohet nga një mot kryesisht i paqëndrueshëm. Ky ndikim atmosferik pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve të para të muajit maj.

Duke filluar nga data 30 prill deri gjatë mbrëmjes së datës 1 maj temperatuarat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat maksimale dhe minimale. Do të jetë kohë me vranësira, e cila do të shoqërohet me shira të lehte gjatë darkës.

Duke filluar nga mëngjesi i datës 2 maj temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe maksimale. Koha do te jetë e kryesisht e kthjellët dhe me kalime të lehta vranësirash. Kjo situatë do të vazhdoj deri gjatë mbrëmjes së ditës së 4 majit.

Gjatë natës së 4 majit temperaturat do të pësojnë ulje në vlerat minimale dhe maksimale, mot i cili do të shoqërohet me shira dhe vranësira. Ky ndikim atmosferik do të vazhdoj edhe gjatë ditëve të para të javës së dytë të muajit maj.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: