Panik në 3.800 metra, orteku për pak fundos resortin e skive (Video)

Panik në 3.800 metra, orteku për pak fundos resortin e skive (Video)
Panik në pjesën më të lartë të Europës, mali Elbrus, në zonën e Kaukazit në Rusi. Një ortek është shkëputur nga maja e malit dhe ka rënë në resortin e skive Kogutay në lartësinë 3.819 metra mbi nivelin e detit, në lokalitetin Terskol.

Për fat të mirë, struktura turistike, është mbështjellë vetëm nga një re e bardhë, sepse masa e frikshme ka ndaluar rrugëtimin. Gjithçka në ato momente frikë, është filmuar nga punonjës i pikës alpine, Oleg Koshkarev, i cili ka postuar videon në profilin e tij në “Facebook”, duke grumbulluar më shumë se 100 mijë klikime.

Në video, Oleg Koshkarev, i cili ka deklaruar se ka parë vdekjen me sy, ka arritur të ruajë gjakftohtësinë e nevojshme për të filmuar dhe lëshon një deklaratë dashurie për prindërit e tij.

Duke folur në frëngjisht, ai thotë: “Të dua baba, të dua nënë”. Gjithçka ndërsa orteku po avanconte dhe njerëzit e tjerë ishin kapur nga paniku, i cili për fat të mirë nuk zgjati shumë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: