Panairi i Librit në Milano, Shqipëria promovon veprën e Musine Kokalarit

Panairi i Librit në Milano, Shqipëria promovon veprën e Musine Kokalarit
Shqipëria merr pjesë në Panairin e Librit “Tempi di Libri” në Milano, ku ka prezantuar veprën e Musine Kokalarit.

Konkretisht, në panelin “Musine Kokalari - vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”, Ardian  Ndreca, profesor i Filozofisë moderne në Universitetin Urbanian në Romë, u shpreh se  “ajo e gjente shpëtimin tek e bukura dhe vlerat universale. Kishte vështrim të hollë dhe kritik mbi gjithçka”.

Ky panel u iniciua nga Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare, në vijim të projektit vjetor të këtyre dy insitucioneve mbi promovimin e figurës dhe veprës së Musine Kokalarit në përvjetorin e 100-të të lindjes së saj.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: