Monica Bellucci 52 vjeçarja më seksi

Monica Bellucci  52 vjeçarja më seksi
Monica Bellucci është kumbara e edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës dhe do ta shikojmë shpejt në “Twin Peaks”, në kinema me filmin e 60-të të saj dhe në librari me një libër.

Në moshën 52-vjeçare aktorja shfaq bukurinë e saj në revistën “Vanity Fair”, që i dedikon kopertinën. Historia me Vincent Cassel është tashmë e arkivuar, kjo të bën të kuptosh se është përsëri e lumtur. Për kohën që kalon rrëfen aktorja shprehet: “Mosha tashmë nuk është një pengesë: dukemi të bukura edhe 40, 50, 60 dhe 70 vjeç”.

“Jam protagoniste e fillimit të një jete të re. Jam vajza që kam qenë dhe që nuk jam më”, vazhdon ajo. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: