Mes Ronaldos dhe Mesit spikat Julia Roberts (Video)

Mes Ronaldos dhe Mesit spikat Julia Roberts (Video)
Vështirë të mendohet për një motiv mbi arsyen pse buzëqeshin lojtarët e Real Madridit pas humbjes me Barcelonën. Ajo që ia ka rikthyer humorin e mirë, ka qenë sharmi i Julia Roberts, e ftuara e klubit në “Bernabeu” pikërisht për të asistuar në “El Clasico”.

Madridi ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku aktorja e famshme përshëndet dhe pozon për foto-kujtim me Kristiano Ronaldon, Serxhio Ramos, Modriç e Zidane. Për protagonisten e filmit të famshëm "Pretty Woman", në shoqëri të bashkëshortit dhe fëmijëve, pati edhe një vizitë në dhomat e zhveshjes.

Por edhe Barcelona nuk e la pa shfrytëzuar rastin dhe ai që ka përfaqësuar klubin, ka qenë futbollisti-simbol i katalanasve, i cili ka pozuar me Robert: “Dhe Oscar-i shkon gjithnjë për Leo Mesin” është komenti ironik që lexohet në profilin e Barçës, ku është postuar fotoja mes lojtarit që ka vendosur “Clasico”-n dhe aktores. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: