Melania bëhet gati për ‘luftë’ në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Melania bëhet gati për ‘luftë’ në Shtëpinë e Bardhë (Foto)
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi një ditë më parë se nuk përjashtohet ardhja e një konflikti shumë të madh me Korenë e Veriut, po duket se Melania është gati për luftë dhe këtë e tregon veshja e saj e fundit.

Detajet me lëkurë gjarpri të Altuzarra dhe dekolteja Manolo Blahnic nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë nxjerrë në pah aspektin luftarak të Zonjës së Parë.

Kjo është veshja e saj në pritjen e çiftit presidencial argjentinas, Mauricio Macri dhe bashkëshortja e tij Juliana Awada.

Melania Trump u gjet përballë femrës që nga mediat latine përcaktohet “më e bukur se Amal Alamuddin, më e rafinuar se mbretëresha Rania e Jordanisë, më elegante se Leticia e Spanjës dhe Kate Middleton”.

Të dyja të bukura dhe elegante, por Juliana Awada është penalizuar nga efekti ‘deja vu’. Veshja e saj Ginebra ishte identike me atë të Letizia Ortiz të Spanjës.

Ndërsa Melania çdo ditë dhe moment habit me sharmin e saj dhe veshjet shpesh shkojnë përshtat edhe me situatën politike. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: