Legalizimet, dritë jeshilë për 5 mijë banesa në Pyllin e Sodës në Vlorë

Legalizimet, dritë jeshilë për 5 mijë banesa në Pyllin e Sodës në Vlorë
Rreth 5 mijë banesa të ndërtuara pa leje në pyllin e Sodës, në Vlorë do të mund të legalizohen. Vendimi është marrë në unanimtet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku të djathtët ndonëse deklaruan se bëhet për çështje fushate, votuan pro legalizimit.

Vendimi është marrë  në këshillin bashkiak të Vlorës  me 38 vota pro, votave të PS iu bashkua edhe LSI me demokratët.

Për këshilltarët e djathte vendimi është fushatë e pastër elektorale. Ata akuzojnë për legalizime selektive edhe pse votuan pro legalizimit të banesave të qytetarëve.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: