Kanabis në dhomën e gjumit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Kanabis në dhomën e gjumit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
Rreth 37 kg kanabis sativa ka sekuestruar policia e Vlorës në shtëpinë e një 20-vjeçari.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se nga operacioni i koduar “Bedroom” është vënë në pranga Bledar Grabovaj, pronari i shtëpisë.

Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në dhomën e fjetjes dhe e ndarë nëpër thasë sintetikë të mbështjellë me qese plastike.

Ndërkaq në këtë ngjarje dyshohet i përfshirë dhe i afërmi i 20-vjeçarit, N. G, 50 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: