Joshua spektakël në “Wembley”, gjunjëzohet Klitschko

Joshua spektakël në “Wembley”, gjunjëzohet Klitschko
Ishte vlerësuar si ndeshja e vitit në boks, dueli i “Wembley, për peshat super të rënda.

Britaniku 28-vjeçar, Anthony Joshua, hodhi në tapet ukrainasin legjendar, Wladimir Klitschko, në një duel të jashtëzakonshëm. Klitschko përfundoi në tokë që në raundin e tretë, por kurrsesi ai nuk mund ta pranonte kaq lehtë gjunjëzimin, duke u ngritur e për t’u rikthyer fuqishëm.

Më pas, ishte radha e Anthony Joshua të provonte për herë të parë rënien në tapet, por edhe ai  tregoi se është një boksier me një ta ardhme të madhe dhe gjeti forca dhe u rikthye.

Wladimir Klitschko dominoi deri në raundin e 11-të, por Joshua rikuperoi energjitë dhe u rikthye fuqishëm në raundin e parafundit. Kur ndeshjes po i vinte fundit, 28-vjeçari arriti ta hidhte dy herë në tapet ukrainasin. Gjyqtari ndali furinë e grushteve të pambarimta drejt fytyrës së Klitschkos, duke e mbyllur ndeshjen me nokaut.

Anthony Joshua mori 3 gjerdanë nga kjo fitore, duke mbajtur një vazhdimësi të jashtëzakonshme në karrierë, me 19 fitore, të tëra me nokaut, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: