Huffington Post prezanton Shqipërinë si një destinacion turistik

Huffington Post prezanton Shqipërinë si një destinacion turistik
Shqipëria si një destinacion turistik, këtë herë është prezantuar nga Huffington Post.

Në një artikull të Karen Rubin, e cila prej rreth 30 vitesh prezanton mënyrat më të mira për të eksploruar kultura dhe destinacione të reja, fton ndjekësit e saj të vizitojnë Shqipërinë, një vend të cilën ajo e quan destinacion i ri që po zhvillohet shpejt.

Mënyra më e mirë sipas saj për të eksploruar Shqipërinë është udhëtimi me biçikletë.

“Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Shqipëri për të parë monumente dhe arkitekturë e mahnitshme, apo muzeumet që mbajnë thesaret e qytetërimit e objekte të trashëgimisë kulturore edhe pse disa prej tyre, përfshirë një qytet greko-romak përbën një surprizë për të gjithë. Ju jo domosdoshmërisht do të shkoni atje për plazhet e mrekullueshme, megjithëse Shqipëria posedon qindra kilometra bregdet përgjatë Jonit dhe Detit Adriatik dhe riviera shqiptare ju sjell ndër mend rivierën e Francës. As për peisazhet mahnitëse apo malet dramatike që arrijnë deri tek retë e bardha, shkëmbinjtë e dukshëm që bien në det. Por arsyeja më e mirë për të vizituar Shqipërinë është e tashmja, e cila shtyn të kaluarën torturuese”.

Historia e një vendi pa fat, është përkufizimi në artikullin e Rubin. Por nuk është ajo për të cilën flet Rubin. Ajo tregon të tashmen e një vendi që po zhvillohet shumë shpejt, e cila nuk ngjan me atë ç’ka Shqipëria ofronte 10 vite më parë e që sipas saj padyshim nuk do të ketë asgjë të përbashkët me atë që Shqipëria do të jetë 10 vite më pas.

“Ejani për të parë se procesi i zhvillimit është absolutisht emocionues. Shqipëria nuk është ajo që ishte 10 vjet më parë, dhe nuk do të jetë ajo që do të jetë në 10 vitet e ardhshme”, citohet Rubin.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: