Horoskopi sot, e enjte 27 prill 2017

Horoskopi sot, e enjte 27 prill 2017
Dashi 21 mars - 20 prill

Dita e sotme do ketë vetëm diell për ju që jeni në një lidhje. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do gjeni një mënyrë të shkëlqyer për të kërkuar falje. Beqarët edhe sikur të mos duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim të pare. Për financat perspektivat do jenë të mira. Nëse bëni një menaxhim më të kujdesshëm mund të ketë edhe goxha përmirësime.

Demi 21 prill - 21 maj

Ditë pozitive dhe e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në jetën tuaj do mbizotërojë gjatë gjithë kohës alegria dhe harmonia. Beqarët duhet të jenë më të sinqertë me personat që do takojnë në mënyrë që të krijojnë një lidhje vërtet të fortë dhe serioze. Në planin financiar problemet do jenë të njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni aspak të qetë.

Binjakët 22 maj - 21 qershor

Jeta juaj në çift do jetë shumë e mirë gjatë gjithë kësaj dite, megjithatë të dy palët do mendoni t'i jepni edhe më shumë alegri situatës. Çdo çast ka për të qenë fantastik. Beqarët do bien në dashuri me një mik të vjetër dhe do kenë druajtje t'ia shprehin ndjenjat. Për financat qielli do jetë në avantazh dhe gjendja do ketë goxha përmirësime. Mund të kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Gaforrja 22 qershor - 22 korrik

Dëgjojeni më shumë partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mundohuni të mos i dilni kundër për asgjë. Ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe atëherë kur nuk do e prisni mund të keni debate të forta. Beqarët do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushe mendjen plotësisht. Në planin financiar do i rregulloni problemet që keni pasur dhe do jeni më të qetë.

Luani 23 korrik - 22 gusht

Do jeni më sensuale dhe më shprehës ndaj partnerit ju të dashuruarit. Marrëdhënia me të ka për të qenë gjithë kohës e mbushur me emocion. Beqarët më në fund do ndihen gati për të filluar edhe aventura kalimtare, mjafton që të mos qëndrojnë më vetëm. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta, por me maturi, përkujdes dhe këmbëngulje mund t'ia dilni.

Virgjëresha 23 gusht - 23 shtator

Fati do ju buzëqeshë ju të dashuruarve sot dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet aq shume saqë të gjithë do ju kenë zili. Beqarët do kenë goxha njohje, por do preferojnë t'i marrin gjërat shtruar dhe do presin pak para se të hedhin hapa. Me buxhetin çdo gjë do ecë më së miri nëse i kryeni me kujdes shpenzimet. Hua mos jepni sepse gjendja juaj nuk do jetë në periudhën me të mirë.

Peshorja 24 shtator - 23 tetor

Sot do i jepni prioritet jetës tuaj familjare dhe jo partnerit ne veçanti. Nëse nuk jeni te fejuar apo te martuar kjo gjë nuk do përbëjë problem, por nëse keni thjesht një lidhje, ai qe keni ne krah do mërzitet. Me mire shpjegojani situatën. Beqaret me mire te mos hedhin hapa sot sepse mund te zhgënjehen. Yjet do ju mbështesin ne planin financiar dhe gjendja do ketë përmirësime te vazhdueshme.

Akrepi 24 tetor - 22 nëntor

Dite e ngrohte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe nuk do dëshironi qe ai te largohet për asnjë çast. Beqaret duhet te bëjnë ende pak durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk priten vështirësi, prandaj mund t'i kryeni pa frike edhe disa shpenzime te menduara.

Shigjetari 23 nëntor - 21 dhjetor

Dite e ngrohte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe nuk do dëshironi qe ai te largohet për asnjë çast. Beqaret duhet te bëjnë ende pak durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk priten vështirësi, prandaj mund t'i kryeni pa frike edhe disa shpenzime te menduara.

Bricjapi 22 dhjetor - 20 janar

Dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do keni as debate me partnerin. Beqaret mire është te mendohen disa here para se te dalin me dike sepse mund te bëjnë gabime. Financat nuk do jene te këqija, por as aq te mira sa për te shpenzuar me sy mbyllur për çdo gjë qe do doni.

Ujori 21 janar - 19 shkurt

Vështirësitë qe keni kaluar kohet e fundit ne jetën tuaj ne çift do ju bëjnë te keni me tepër besim tek partneri. Te dy se bashku ja dolët mbanë te kalonit sfidat qe ju dolën. Beqaret do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej. Financat do jene goxha delikate dhe shpesh do gjendeni ne vështirësi te mëdha.

Peshqit 20 shkurt - 20 mars

Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne shume momente do mërziteni e do inatoseni me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim premtues, i cili do ua ndryshoje tërësisht jetën dhe do i beje te ndihen te plotësuar. Nëse kohet e fundit e keni menaxhuar me kujdes dhe largpamësi buxhetin, gjendja ka për te qene e shkëlqyer edhe sot.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: