“Gangsteri i vogël”, Shqipëria në distribucionin e filmit Europian

“Gangsteri i vogël”, Shqipëria në distribucionin e filmit Europian
 

Një film holandez për fëmijë e fut Shqipërinë në hartën e distribucionit të filmit europian. “Gangsteri i vogël” një film i cili rendit disa çmime ndërkombëtare dhe i kushtohet fenomenit të bulizmit do të shfaqet në kinematë shqiptare njëkohshëm me rrjetin e kinemave në Kroaci dhe Maqedoni.

Ndërkaq filmi që trajton fenomenin e bulizmit është një mënyrë për të sensibilizuar publikun, por edhe për ngritjen e audiencave të reja të cilat nuk kanë akses në kinemanë e mirë, përpos propozimeve komerçiale që vijnë nga Hollivudi ose nga televizionet.

Zgjedhja e një filmi për fëmijë nuk është e rastësishme. Ajo është pjesë e një strategjie afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për të edukuar dhe ndërtuar audienca të konsoliduara në të ardhmen, duke kontribuar sadopak në zbutjen e kësaj krize frekuentimi me të cilën përballet Shqipëria dhe Ballkani. Suksesi i këtij projekti jep mundësinë që në të ardhmen të shfaqen edhe filma shqiptarë në këtë mënyrë simultane të distribucionit.

Filmi “Gangsteri i vogel” do të shfaqet nga data 20 deri me 27 Prill në rrjetin e kinemave shqiptare në Tiranë dhe në Korçë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: