Champions, një tendë 2 mijë euro për finalen e Kardifit

Champions, një tendë 2 mijë euro për finalen e Kardifit
Janë akoma gjysmëfinalet për t’u luajtur, por ndërkohë pronarët e hoteleve dhe strukturave pritëse në Kardif, kryeqyteti i Uellsit, ku do të luhet finalja e Champions League 2017, presin të shtojnë fitimet.

Pjesa më e madhe e hoteleve, nuk janë ‘sold-out’ dhe ato pak dhoma të mbetura janë dhënë me shifra marramendëse. Për një mini-apartament, duhen dhënë 4.154 euro, ndërsa për një tendë kampi, shifra shkon deri në 2.136 euro.

Pronarët kanë parashikuar se në qytet do të vijnë qindra e mijëra tifozë dhe nuk duan ta lënë këtë rast t’u ikë nga duart, duke ngritur kështu tarifat edhe me 200% në prag të finales së Championsit.

Jo vetëm në Kardif, por edhe në zona të tjera. Për të shkuar në “Student Village” të Newport, 20 km nga kryeqyteti, duhet paguar 789 euro dhe jo 59 sa ç’është çmimi i zakonshëm (për një dhomë), ndërsa për një apartament me 6 dhoma gjumi, shifra është 4.329 euro.

Për ata tifozë që nuk mund t’ia lejojnë vetes një luks të tillë, e vetmja zgjidhje është të shkojnë të paktën 40 km larg Kardifit, ku çmimet janë relativisht të arsyeshme. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: