Botërori i futbollit të femrave, Shqipëria bie në grup me Zvicrën

Botërori i futbollit të femrave, Shqipëria bie në grup me Zvicrën
Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka mësuar sot ekipet kundërshtare, për fazën kualifikuese eleminatore të Botërorit të Francës për femra, ndeshje të cilat nisin shtatorin e këtij viti për të vijuar më pas deri në shtatorin e 2018-ës.

Pas kalimit në turin paraleminator, skuadra kombëtare A e femrave të Armir Grimës që siguroi kalimin pasi mundi Greqinë në “Elbasan Arena” 2-1, në një ndeshje plot emocione, ka mësuar sot edhe kundërshtaret e radhës në grup, për fazën eliminatore. Skuadra kombëtare e femrave është pozicionuar në Grupin 2, me këta rivalë: Zvicër, Skoci, Poloni, Bjellorusi, Shqipëri

(Ndeshjet eleminatore janë me sistem vajtje-ardhje. Këto janë edhe datat e ndeshjeve në eliminatore:

Ndeshjet kualifikuese në grup:

11 Shtator 2017–4 Shtator 2018

Shorti i “Play-off”:  Konfirmohet si datë në shtator 2018

Play-off / Gjysmëfinalet: 1–9 Tetor 2018

Play-off/ Finalet: 5–13 Nëntor 2018

Shorti i fazes finale: 2018, Francë

Faza Finale: Verë 2019, Francë

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: