Beyonce dhe Jay-Z nxjerrin në shitje vilën në “Bel Air”

Beyonce dhe Jay-Z nxjerrin në shitje vilën në “Bel Air”
Beyoncé dhe Jay-Z kanë vendosur të nxjerrin në shitje vilën e tyre në Los Anxheles, në Kaliforni, për 120 milionë dollarë. Çifti, i cili është në pritje të dy binjakëve, kërkon të transferohet nga Los Anxhelesi në Nju Jork në kërkim të një privatësie më të madhe.

Vila “Bel Air”, ka katër pishina, tetë dhoma gjumi, 11 tualete, një ambient për palestër dhe shplodhës, një studio regjistrimi, një sallë shtypi dhe një garazh që mund të presë 15 makina.

Supervila është e formuar nga gjashtë struktura dhe ndodhet në pjesën lindore të “Bel Air”, lagje ku jetojnë edhe Salma Hayek, Tom Jones dhe Michael Eisner.

Disa javë më parë, Beyonce, për të festuar 9-vjetorin e martesës me Jay-Z, ka publikuar një version të ri të këngës “Die with you”, me një video të hedhur në rrjetet sociale, që përshkruan fazat e dashurisë së tyre. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: