Basha: 18 qershori u asgjësua si datë ligjore për zgjedhjet

Basha: 18 qershori u asgjësua si datë ligjore për zgjedhjet
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar nga çadra e opozitës se ëndrra për republikën e re ka hedhur vetëm hapin e parë.

Ai tha se me forcën e bashkimit, “do ia dalim ta fitojmë totalisht betejën për zgjedhje të lira e të ndershme. Thelbi dhe themeli i republikës së vjetër është njëlloj si 1 prilli i 4 viteve më parë, por ne do ta zëvendësojmë pazarin e peshkut që është qelbur nga koka, me kontratën morale të bashkimit të shqiptarëve dhe një qeverie që do të dalë vetëm nga zgjedhjet e lira të qytetarëve”.

Basha deklaron se është asgjësuar 18 qershori, si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë. "U asgjësua 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë. Dy partitë duke mos dorëzuar listat e tyre shumëemërore e kanë asgjësuar ligjërisht.  Me këtë akt dhe sipas kodit zgjedhor në këtë moment është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.

Jo zbatimi i ligjit por shkelja e tij ka qenë tipari i kësaj qverisjeje. Tellalli do dalë sot me lloj lloj justifikimesh e intepretimesh se data ishte sot e jo dje.

Fakti është se data ka skaduar fakti është se këta nuk duan tia dinë as për ligj as për afate".

Basha komentoi edhe zgjedhjen e Ilir Metës si Presidenti i ri i Republikës, duke thënë se ai nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

“Pazari i republikës së vjetër u finalizua dje me zgjedhjen e presidentit. E dua demokracinë tha Presidenti i zgjedhur, por kjo s’është demokracia e vërtetë, nuk përfaqëson as vullnetin e popullit, as gjendjen kritike të përplasjes sociale, - theksoi Basha. - Ky është vetëm kapitulli i fundit i pazarit të vjetër politik. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla. Meta nuk është afër PD-së, siç tha një ditë më parë Rama: për ne, Meta është vetëm afër pazarit të vjetër që është qelbur nga koka, ndaj Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, - tha mes të tjerash Basha. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: