Arrestohen 3 persona në Korçë, pas kontrollit në banesë kapen 12 kg kanabis

Arrestohen 3 persona në Korçë, pas kontrollit në banesë kapen 12 kg kanabis
Tre persona, Pandeli Gjylapi, Stavri Fani de Lorenc Çipi, janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën me  12 kg drogë e llojit kanabis.

“Më datë 29.04.2017, në lagjen nr 10 në Korçë, tre shtetasit e mësipërm po lëviznin me mjetin tip “Ford”,me targa AA 315 PT, me drejtues shtetasin Pandeli Gjylapi. Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë  kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2,6 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa,” – thuhej në njoftimin zyrtar të policisë, që më tej dha edhe detaje rreth këtij operacioni:

Këta shtetas kanë tentuar të hedhin edhe 1 qese farmaceutike me peshë 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në vijim të kryerjes së veprimeve proceduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pandeli Gjylapi u gjet gjithashtu një sasi prej rreth 12  kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë,

1(një) peshore elektronike me ngjyrë jeshile,

disa qese të ndryshme farmaceutike.

1(një) grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Euro, dhe 237.500 lek të reja me prerje të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale.

/a.m/

 

 

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: