INTERVISTË: Cristina Amaral, femrave në fshatra: Përdorni çdo mundësi për të mësuar

INTERVISTË: Cristina Amaral, femrave në fshatra: Përdorni çdo mundësi për të mësuar
Zëvendës Përfaqësuesja Rajonale e FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore reflekton mbi situatën e grave rurale

Organizata e Komeve te Bashkuara FAO, i konsideron të drejtat e grave dhe çështjet gjinore me shumë seriozitet. Pse?

Prova dhe praktika ndërkombëtare kanë provuar se fuqizimi i grave dhe vajzave rurale është kritike për zhvillimin e bujqësisë, për progresin social dhe ekonomik, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Gratë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të forcës së punës në bujqësi. FAO njeh rolin e rëndësishëm dhe kontributin e grave rurale në rritjen e sigurisë së ushqimit dhe zhdukjen e varfërisë rurale përmes zhvillimit bujqësor dhe rural. Siç thuhet në marrëveshjet ndërkombëtare, veçanërisht në Konventën e 1979 mbi Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) e nënshkruar nga të gjitha qeveritë anëtare të FAO-s në rajon, arritja e barazisë gjinore si një qëllim në vetvete është pjesë e angazhimit të FAO-s për të drejtat njerëzore të grave, si dhe politikat gjinore të saj.

Statusi i gruas në Evropë dhe Azinë Qendrore është më i mirë se në rajonet e tjera, apo jo?

Vende të ndryshme mendojnë ndryshe kur është fjala për barazinë gjinore, treguesit mesatar për Evropën dhe Azinë Qendrore shënojnë statusin më të lartë të arsimit dhe norma të larta të aktivitetit ekonomik. Por nëse do të analizojmë të dhënat në dispozicion jo vetëm sipas seksit, por sipas vendit, për shembull urban kundrejt rural, pabarazitë bëhen më të dukshme. Dhe në shumicën e vendeve, këto dallime nuk janë në favor të grave rurale. Ato fitojnë më pak, kanë më pak mundësi ekonomike dhe si rezultat, janë në rrezik më të madh të varfërisë.

Cilat janë vështirësitë kryesore që gratë përballen në këtë pjesë të botës?

Pabarazi gjinore në qasjen e aseteve produktive, inputeve dhe shërbimeve të tilla si toka, bagëtia, tregjet e punës, shërbimet financiare dhe të ekstensionit, shpesh minojnë mundësitë ekonomike të grave rurale. Barra e punëve të shtëpisë në zonat rurale është veçanërisht e rëndë, gjë e cila çon në infrastrukture të dobët rurale dhe qasje të kufizuar në shërbimet sociale. Shpesh puna e grave rurale është e padukshme, ato shpenzojnë kohë në fermat familjare ose si kujdestare në familje dhe kjo gjë nuk konsiderohet si punë. Megjithatë, në një game të gjerë sektorësh të ndryshëm si peshkimi, akuakultura, blegtoria dhe të mbjellat, gratë rurale në rajon kanë investuar kohë dhe kanë treguar vendosmërinë e tyre, zgjuarsi dhe elasticitet. Me vetëm pak ndihmë, ato mund të kthejnë sfidat e varfërisë, urisë dhe vështirësitë në mundësi, për mirëqenien e familjeve dhe komuniteteve të tyre.

Çfarë është duke bërë FAO për të avancuar të drejtat e grave rurale?

Fao po mundohet të ndërtojë njohuri mbi çështjet gjinore dhe socio-ekonomike të këtij rajoni, dhe mënyrën si këto çështje ndikojnë në bujqësi dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve. Pershembull, ne po publikojmë një seri profilesh gjinore në rang kombëtar pasi njohuri dhe të dhëna më të mira ndihmojnë në politik bërje, përfaqësim dhe përparim të femrave në zonat rurale. Në të njëjtën kohë, ne përpiqemi në të gjitha ndërhyrjet tona që të sigurojmë që gratë më të pafavorizuara mos të jenë lënë prapa dhe se ato janë të përfshira si agjentë të ndryshimit. Kontributet e grave rurale janë të domosdoshme për të përmirësuar ushqimin dhe sigurinë e të ushqyerit, bujqësinë e qëndrueshme dhe pylltarinë, menaxhimin e burimeve natyrore, bashkëpunimin teknik, shkëmbimin e njohurive, kërkimin dhe zgjerimin.

Në jetën dhe karrierën tuaj, a keni hasur pengesa për shkak se keni qenë një grua?

Kam pasur mundësinë që të arsimohem dhe të filloj të punojë në një moshë shumë të hershme. Rrogën time të parë e kam marrë kur isha 18 vjeç. Kur shkova në universitet, vajzat ishin një pakicë në bujqësi sepse konsiderohej një punë burrash. Sot ka më pak pengesa dhe vajzat kanë renditje më të mirë në hyrjen në universitete. Por, për disa punë të caktuara, më është dashur të punoj më fort për të kapërcyer paragjykimet. Kam pasur mundësinë për të udhëhequr ekipe në shumë vende të ndryshme të botës dhe si një grua duhet të isha e ndjeshme ndaj mjediseve të ndryshme kulturore dhe të drejtoja në mënyrë shembullore. Në fund të ditës ne duhet të punojmë si të barabartë me kolegët tanë meshkuj dhe jo në konkurs.

Çfarë këshille do t'i jepnit vajzave dhe grave rurale?

Këshilla ime kryesore do të jetë të përdorin çdo mundësi për të mësuar. Studioni, studioni, studioni. Zgjeroni horizontet tuaja. Arsimi është leva e parë për të fuqizuar gratë dhe vajzat, dhe nuk ka moshe të caktuar për të studiuar. Së dyti, mos kini turp të merrni një rol aktiv në shoqëri. Merrni pjesë në jetën shoqërore dhe politike të komunitetit tuaj. Bëni që zëri juaj të dëgjohet. Mblidhuni së bashku dhe merrni pjesë në shoqatat e komunitetit. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, luftoni për pavarësinë tuaj ekonomike.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: