Europa merr fymë e lehtësuar pas fitores së Mark Rutte-s

Europa merr fymë e lehtësuar pas fitores së Mark Rutte-s
Evropa po merr frymë e lehtësuar. Populisti i djathtë, Geert Wilders nuk doli fitues në zgjedhjet në Holandë, por ai nuk do të zhduket nga skena politike. Për muaj të tërë politikani 53-vjeçar bëri fushatë me parulla kundër fesë islame, emigrantëve dhe BE-së. Tani partia e tij ka fituar sipas prognozave rreth 13 përqind të votave.

Fituese e qartë në zgjedhje është partia liberale e djathë VVD e kryeministrit Mark Rutte. Ai përftoi për shkak të qëndrimit të vendosur në krizën e ditëve të fundit me Turqinë.

Por Rutte duhet të gjejë tani partnerë të rinj koalicioni, sepse Partia Social-Demokrate pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj dhe sipas prognozave ka humbur më tepër se 75%.

Fragmentimi i peizazhit politik holandez u thellua në këto zgjedhje edhe më tej. Për këtë arsye ka gjasa që për të formuar qeverinë e ardhshme do të jenë të nevojshme katër parti.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: