Kushtet e Përdorimit

Rregullat për publikimin e komenteve

Komentet e lexuesve të faqes sonë do të kontrollohen para se të publikohen në përpjekje për të shmangur shkeljet e mundshme. para botimit.

“Albanian Free Press” nuk ndryshon komentet, por nuk lejon të shkelen rregullat, si përmbajtja e temës së publikimit ku komentohet, cenimi i njerëzve me sulme personale.

Gjithashtu ndalohen thirrjet për dhunë, gjuha e urrejtjes, komentet që sulmojnë pikëpamje fetare, gjinore, raciale.

Gjithashtu ndalohen të gjitha fyerjet.

Informacioni që mblidhet për gjurmimin dhe modifikimin sipas kërkesave të klientit (Cookies)

I ashtuquajturi “cookie” është një dokument i vogël që një faqe interneti ia kalon kompjuterit tuaj në mënyrë që ai të mbajë mend disa informacione rreth asaj faqeje kur ju jeni të lidhur me të. Kompjuteri juaj e ndan informacionin që përmbahet në “cookie” vetëm me atë faqe interneti prej nga e ka marrë dhe uebsajtet e tjera nuk mund t’ia kërkojnë atë.

Ekzistojnë dy lloje “cookie”, të përkohshme dhe të përhershme. Të përkohshmet zgjasin për aq kohë sa lexuesi (browser) juaj është i hapur. Me ta mbyllur atë, ky lloj “cookie” zhduket. Të përhershmit janë ata “cookie” që e ruajnë informacionin për një kohë më të gjatë në kompjuterin tuaj.

Faqet e “Albanian Free Press” mund të përdorin “cookie” të përkohshme për qëllime teknike të cilat e bëjnë më të lehtë kërkimin në faqe ose që ju lejojnë të modifikoni preferencat tuaja për të komunikuar më lehtë me faqen. Disa faqe të Gazeta “Albanian Free Press” mund të përdorin edhe “cookie” të përhershme për t’ju ruajtur ju në kujtesë nga njëra vizitë te tjetra. Për shembull, ju mund të ruani preferencat tuaja për vizitën e ardhëshme në atë faqe. Çdo faqe e Gazeta “Albanian Free Press” që përdor “cookie” të përhershme identifikohet si e tillë përpara lexuesit. Në asnjë rast informacioni juaj privat, qoftë në një “cookie” të përkohshme apo të përhershme nuk u kalohet palëve të treta të cilat nuk kanë të drejtë ta kenë atë informacion. Nëse nuk dëshironi të keni “cookie” të përkohshme apo të përhershme në kompjuterin tuaj, ju mund t’i bllokoni ato. Por kjo mund të pengojë funksionimin e disa faqeve të Gazeta “Albanian Free Press”.