Inter, eliminim me turp

Inter, eliminim me turp
Supriza e mbrëmjes ishte Eintracht Frankfurt, pasi gjermanët mposhtën minimalisht 1-0 Interin, por i mjaftuar për të kaluar më tej.

Ishte Jovic që arriti të gjej fundin e rrjetës pas gjashtë minutash lojë, gol që mbeti në fuqi deri në fund.

Janë mësuar 6 nga 8 skuadrat çerekfinale të UEFA Europa League. Pas Napolit, Valencias dhe Chelsea, janë Eintracht Frankfurt, Arseanl dhe Villareal që arritën të prisnin biletën për në raundin tjetër të kompeticionit të dytë nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër.

Ndërkohë, Arsenali shkatërroi 3-0 Rennes, duke përmbysur rezultatin e takimit të parë, 3-1 në favor të francezëve. Aubameyang me dopietë dhe Maitland-Niles ishin autorët e golave për anglezët, që sëbashku me Chelsea pritet të rivalizojnë deri në fund për trofeun. Në takimet Benfica-Dinamo Zagreb dhe Slavia Prague-Sevilla, çerekfinalisti do të mësohet pas minutave shtesë. /l.k./

Foto Google