Maskat me kos, aleate bukurie

Maskat me kos, aleate bukurie

Kosi është një aleat perfekt për t'u kujdesur për lëkurën.

1. Kos dhe kivi

Përgatitja: marrim tulin e një kivi, të cilin e shtypim mirë me një pirun, më pas i shtojmë kosin dhe e përziejmë deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pasi kemi larë fytyrën, aplikojmë maskën e realizuar dhe e lëmë në fytyrë për gjysëm ore dhe më pas e shplajmë. Këshillohet që kjo maskë të aplikohet një herë në javë.

2. Kos dhe mjaltë: Klasike. Maska me kos dhe mjaltë është kundër rrudhave dhe qetësuese dhe arrihet duke përzierë një lugë gjelle kos dhe një lugë kafe mjaltë. E thjeshtë në përgatitje dhe me një efekt të menjëhershëm për t'i kthyer shkëlqimin lëkurës së lodhur dhe të stresuar.

3. Kos dhe arra kokosi: Një maskë me gjysëm tasi kos, një lugë gjelle me miell kokosi dhe një lugë me miell qiqrash do jetë perfekte për lëkurat mikse, sepse efekti 'scrub' evidentohet më shumë dhe vitaminat që ndodhen tek qiqrat dhe kokosi penetrojnë në thellësi të lëkurës. Lëreni maskën vetëm 10 minuta  e më pas shplajeni me ujë të bollshëm dhe të ftohtë për efekt tonifikues.

4. Kos dhe kastravec: e këshillueshme në mënyrë të veçantë për lëkurat e thata dhe të skuqura, kjo maskë gjithsesi është e mirë.

5. Kos dhe limon: Për kë ka lëkurë mikse apo të yndyrshme, përdorimi i limonit është shumë i këshillueshëm. Shtrydhni gjysëm ose një limon dhe miksojeni me kosin. Aplikoni maskën me lëvizje rrethore për të stimuluar mikro qarkullimin.

sa më e yndyrshme të jetë lëkura, aq më gjatë duhet ta lini maskën të veprojë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: