
Revista prestigjioze “Forbes” ka shpallur listën e personazheve sportive më të paguara në botë për vitin 2018.
Boksieri amerikan, Floid Mejuedher renditet i pari pasi ka arkëtuar gjatë 2018-ës 315 milionë euro.
Kurse Lionel Mesi renditet i dyti me 98.7 milionë euro.
Dhe pas tij vjen Kristiano Ronaldo me 94.57 milionë euro të arkëtuara.