“Nata e Bardhë”, yjet e muzikës ndezën skenën në Sheshin “Skënderbej”

“Nata e Bardhë”, yjet e muzikës ndezën skenën në Sheshin “Skënderbej”
Aktivitetet e bashkisë së Tiranës për “Natën e Bardhë” kulmuan mbrëmjen e sotme me koncertin e madh festiv në sheshin “Skëndërbej”.

Zërat më të njohur të muzikës tonë, Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma ndezën skenën nën ritmet e muzikës, duke performuar këngët më të suksesshme të tyre.

Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012.

Gjithashtu, në shesh kënduan edhe Krenar Seiti, Xheisara dhe shumë zëra të tjerë të njohur. Prej vitesh është bërë traditë që 29 nëntori të kthehet në një ditë festimesh dhe aktivitetesh të shumta në kryeqytet.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: