
Azdren Llullaku, mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares shqiptare është shpallur kampion “i fshesës”.
Ai kaloi gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni te Virtus Entella, në Seria B, por skuadra e tij nuk mbijetoi dhe ra në një kategori më poshtë.
Megjithatë Llullaku është përfshirë në një garë tradicionale të zonës së bashku me një mikun e tij italian dhe është shpallur. “Fitova turneun e fshesës me mikun tim, Roberto Salvador,” ishte mesazhi që Llullaku ndau me fansat.