Ancelotti në stolin e Napolit, Hysaj si “i bekuari” i Sarrit “në ajër”

Ancelotti në stolin e Napolit, Hysaj si “i bekuari” i Sarrit “në ajër”
Shtohen dilemat e së ardhmes së mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj te Napoli, pasi trajneri që e zbuloi atë te Empoli dhe e transferoi tek skuadra e Seria A që garoi për titullin kampion në dy sezonet e fundit nuk është më në sol. Me trajnerin Mauricio Sarri ende pa u larguar zyrtarisht, Napoli është ulur në bisedime dhe ka gjetur akord me pasuesin e tij.

Karlo Ançeloti mund të cilësohet që tani trajneri i ri i Napolit. Ish-trajneri i disa ekipeve të mëdha si Milan, Çelsi, Real, Bajern e PSG, shihet si emri i duhur dhe me eksperiencë për të rikthyer Napolin te trofetë e munguar.

Anceloti zë vendin e  Mauricio Sarrin i cili do të largohet nga drejtimi i napolitanëve, pasi presidenti De Laurentis nuk e sheh më atë si pjesë të projektit për të ardhmen e klubit, ashtu sikurse me trajnerin e ri do të ketë ndryshime edhe në ekip.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: