Teuta shmang "përmbysjen" dramatike të Kamzës, Vllaznia thyen Laçin për mbijetesë

Teuta shmang "përmbysjen" dramatike të Kamzës, Vllaznia thyen Laçin për mbijetesë
Teuta arrin një barazim dramatik 3-3 ndaj Kamzës, në “Niko Dovana”, falë minutave shtesë që u kontestuan nga miqtë. Në betejën për mbijetesë Teutës i duhej medoemos fitorja në shtëpi, pasi ishte katër pikë pas Kamzës, kur duhen edhe pesë javë nga mbyllja e garës, diferencë që mbeti e njëjtë pas këtij takimi. Nga ana tjetër Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Laçit që mbeti me 10 lojtarë për 85 minuta, duke mbetur 2 pikë larg Kamzës dhe dy pikë para Teutës.

Vllaznia-Laçi 1-0

Shënues: Sukaj 6’ (11-m)

Vllaznia:  Sherri, Mersini, Malota, Berisha, Gocaj, Krymi (Bardulla 70′), Çinari (Kalaja 77′), Vucaj, Tafili, Likaj, Sukaj (Ribaj 63’). Trajner Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Sefgjinaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina (Bushi 70’), Jonuzi, Lushkja, Uzuni, Kallaku, Nika (Fangaj 46′), Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Karton i kuq: Sefgjinaj 5’

Gjyqtar: Klajdi Kola

 

Teuta-Kamza     3-3

Shënues: Latif 12’, 95’, Alhasan 32’ / Plaku 40’, Curkoviç 77’, Fili 90’

Teuta: Moçka, Gjorgjievski, Hrkac (Shkalla 61’), Hila, Hakaj, Beqja, Lajthia (Kruja 70’), Dedic, Çyrbja, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukoviç, Kuqi, Zguro, Rezi (Fili 46’), Malaj (Zefi 68’), Arrabal, Mehmeti ( Ymeraj 75’), Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtar: Laver Alla

Shpërndajeni me miqtë tuaj: