Naser Aliji: Kombëtarja ëndërr për shqiptarët, Llullakun e kam “përkthyes” te Entela

Naser Aliji: Kombëtarja ëndërr për shqiptarët, Llullakun e kam “përkthyes” te Entela
Futbollisti i Virtus Entella, Naser Aliji, ka theksuar pas impenjimeve me Kombëtaren shqiptare, se shoku i tij Azdren Llullaku po e ndihmon të merret vesh me shokët e ekipit.

“Jam shumë i lumtur që jam lojtar titullar i Entella dhe që luaj në një Kombëtare të madhe. Për ne shqiptarët është ëndërr të luajmë me Kombëtaren dhe dua të bëj më të mirën edhe këtu, te Entella. Si merrem vesh me ekipin? Dalëngadalë po mësoj italisht. Por flas anglisht edhe pse jo të gjithë flasin këtu. Pastaj është Llullaku që më ndihmon për të komunikuar.” Naser Aliji.

Futbollisti i lindur në Maqedoni, pret të jetë titullar ndaj Palermos në fundjavë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: