Champions në pritje të çerekfinalistëve, kombet dominuese të njëjta

Champions në pritje të çerekfinalistëve, kombet dominuese të njëjta
Anglia dhe Spanja pritet të dominojnë sërish, ashtu sikurse ka ndodhur që kur u ndryshua formati i Champions League. Ka gati 20 vjet që rreth 50 vende të Europës, i shohin çerekfinalet nga ekrani

Aranit Muraçi

Pas ndryshimit të formatit, duket sikur aktiviteti më i rëndësishëm për klubet, Champions League, është vënë në dispozicion të dy-tre ligave më të forta të Europës dhe klubeve të tyre. Që kur formati ndryshoi gati dy dekada më parë, duke u dhënë mundësi vendeve si Spanja e Anglia të marrin pjesë me nga katër ekipe, kanë qenë pikërisht Anglia dhe Spanja që e kanë dominuar Champions. Në ndonjë sezon të mirë, janë shfaqur edhe klubet nga tre liga të tjera të forta si Italia, apo Franca e Gjermania. Në çerekfinale të Champions League, nga 55 vende anëtarë te UEFA-s, gati 50 prej tyre u mbetet të bëjnë tifo për klubet spanjolle ose angleze. Në ndeshjet e para, asnjë nga ekipet angleze dhe spanjolle nuk kanë humbur. Vetëm në përballjet direkte mes tyre, si United-Sevilja, ose Spanja ose Anglia është e detyruar ta vijojë garën me një ekip më pak.

Çerekfinalet e UEFA Champions League kanë pasur histori të ndryshme gjatë viteve të fundit. Pesë ekipe angleze që garojnë këtë sezon për një vend në çerekfinale, mund të shkruajnë historinë këtë sezon. Për herë të parë, pesë ekipe nga një vend i vetëm, kanë arritur në 16 më të mirat e Champions, diçka e mundur kjo pas ndryshimit të formatit pas sezonit 2015/’16. Madje ekipet angleze janë shumë pranë çerekfinaleve të këtij sezoni. Ky përbën një rekord pas sezoneve 2007/’08 e 2008/’09, kur Arsenal, Chelsea, Liverpool e Manchester United, arritën në çerekfinale. Këtë sezon pa Arsenalin, klubet e tjera vazhdojnë të njëjtin sukses, madje të shoqëruara nga Manchester City e Tottenham. Gjatë viteve të fundit, Spanja ka dominuar turneun kryesisht me tre prej ekipeve të saj më të mira, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Këtë sezon, Atletico është eliminuar, ndërsa Sevilja, nëse eliminon Manchester United, mund të avancojë në tetë më të mirat, sikurse edhe Barcelona nëse kalon Chelsea-n. Nga sezoni 1999-2000n dy kombe kanë dominuar Champions: Anglia dhe Spanja. Franca dhe Italia janë paraqitur më rrallë në tetë më të miratn me më shumë se dy ekipe, ashtu sikurse po aq rrallë është shfaqur Gjermania. Në këtë fazë të avancuar të Champions, edhe këtë sezonn janë të njëjtat klube të të njëjtave vende, që presin të kualifikohen dhe të diskutojnë mes tyre trofeun më të lakmueshëm të futbollit për klube në kontinent. Në tre nga gjashtë sezonet e fundit, tre ekipe të të njëjtit vend, nga Spanja, kanë arritur në gjysmëfinale dhe po ashtu kanë shkuar edhe në finale. Finalja është diskutuar në kohë shtesë, me përjashtim të vitit 2013, kur fituesi u shpall në minutën e fundit.

Shqipëria në Champions ..., formati i “shanseve zero!”

Vendi ynë nuk ka marrë pjesë as në fazën e grupeve, pas ndryshimit të formatit. Edhe Skënderbeu, ekipi që pritet të shpallet kampion këtë sezon dhe ka fituar eksperiencë, si ekipi i vetëm shqiptar që ka shkuar në fazën e grupeve të Europa League, po përballet me akuza të rënda nga UEFA dhe me një penalizim të çuditshëm. Aktualisht, i vetmi lojtar shqiptar në garat e Champions, është Taulant Xhaka i Basel. Edhe ai pret largimin bashkë me ekipin e tij, pa mundur dot në kalojë në çerekfinale, pasi shorti e vuri përballë ekipit më të mirë të Anglisë.

Champions League/Raundi i 1/16-ve

13 shkurt

Basel - Manchester C. 0-4

Juve-Totenhem                2-2

14 shkurt

Porto-Liverpool 0-5

Real M.-PSG                       3-1

20 shkurt

Bayern M. Beshiktash    5-0

Chelsea-Barcelona           1-1

21 shkurt

Sevilla-Manchester U.   0-0

Shakhtar D. - Roma         2-1

6 mars (20:45)

Liverpool - Porto

PSG - Real Madrid

7 mars

Manchester C. - Basel

Totenhem - Juventus

13 mars

Manchester U. - Sevilla

Roma - Shakhtar D.

14 mars

18:00 Beshiktas - Bayern M.

Barcelona - Chelsea

Pas fazës së 1/16-ve në Champions

2016/’17, 2015/’16, 2014/’15, 2013/’14, Spanja - 3

(Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid)

2012/’13: Spanja - 3

(Barcelona, Malaga, Real Madrid)

2011/’12: Spanja - 2

(Barcelona, Real Madrid)

2010/’11: Anglia - 3

(Chelsea, Manchester United, Totenham)

2009/10: Anglia e Franca - 2

(Arsenal, Manchester United), (Bordo, Lion)

2007/’08, 2008/’09: Anglia - 4

(Arsenali, Chelsea, Liverpool, Manchester United)

2006/’07: Anglia - 3

(Chelsea, Liverpool, Manchester United)

2004/’05, 2005/’06: Italia - 3

(Milan, Inter, Juventus)

2003/’04: Anglia - 2, Franca - 2, Spanja - 2

(Arsenal, Chelsea), (Lyon, Monako), (Deportivo, Real Madrid)

Pas fazës së dytë të grupeve

2002/’03: Italia e Spanja, 3

(Milan, Inter, Juventus), (Barcelona, Real Madrid, Valencia)

2001/’02: Spanja - 3

(Barcelona, Deportivo, Real Madrid)

2000/’01: Anglia e Spanja, 3

(Arsenal, Leeds, Manchester U), (Deportivo, Real Madrid, Valencia)

1999/2000: Spanja - 3 (Barcelona, Real Madrid, Valencia)

Tre klubet nga i njëjti komb në çerekfinale

2016/’17: Spanja

(Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid)

2007/’08, 2008/’09: Anglia

(Arsenal, Chelsea, Manchester United)

Anglia (Chelsea, Liverpool, Manchester United)

2006/’07: Anglia

(Chelsea, Liverpool, Manchester United)

2002/’03: Italia

(Milan, Inter, Juventus)

1999/2000: Spanja

(Barcelona, Real Madrid, Valencia)

Finalet me dy ekipe një kombi në Champions

2015/’16: Spanja - Real-Atletico Madrid 1-1 (5-3 pen)

2013/’14: Spanja - Real –Atletico Madrid 4-1 (shtesë)

2012/’13: Gjermania - Bayern M.- Borusia D. 2-1

2007/’08: Anglia - Manch U. - Chelsea     1-1 (6-5 pen)

2002/’03: Italia – Milan-Juventus 0-0 (3-2 pen)

1999/’00: Spanja – Real M. – Valencia     3-0

Shpërndajeni me miqtë tuaj: