Sulmi kuqezi: Cikalleshi 11-metra “larg fitores”, Sadiku pret sot debutimin

Sulmi kuqezi: Cikalleshi 11-metra “larg fitores”, Sadiku pret sot debutimin
Sokol Cikalleshi pasi ka mundur ta gjejë tri herë rrugën e rrjetës në dy takimet e fundit, ishte titullar për 77 minuta në takimin e djeshëm mes Osmanlispor dhe Antaliaspor, 0-0. Sulmuesit 27-vjeçar iu  anulua një gol i rregullt me pretendimin e gjyqtarit se preku topin me dorë dhe më pas ai shpërdoroi një mundësi të artë pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Sulmuesi tjetër kuqezi, Armando Sadiku pret sot debutimin me Levante ndaj Betis. Ai ende nuk ka luajtur asnjë minuta pas transferimit në Spanjë, ndërsa edhe Bekim Balaj pas një periudhë të gjatë gjeti golin e shumëpritur me Akhmat Grozny. Të tre sulmuesit presin rikonfirmimin në kombëtare nga Panucci, në miqësore e marsit, ndaj Norvegjisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: