
Tirana-Kukësi 1-1
Sentamu 40’ / Guri 87’
Tirana: Lika, Hoxhallari, Cake, Turtulli, Kërçiku, Maveje, Daja (Qilimi 86’), Karabeci, Sentamu, Greca (Musa 31’), Ngoo. Trajner: Ze Maria
Kukësi: Frashëri, Rrumbullaku, Idrizi (Zderic 56’), Shameti, Musolli, Shkodra (Imami 72’), Dzaria, Kale, Bakaj, Ymeraj ( Et’hemi 66’), Guri. Trajner: P. Pakult
Kartonë të verdhë: Daja, Ngoo, Cake / Ymeraj, Dzaria
Karton i kuq: Turtulli 24’
Peter Pacult, trajner i Kukësit:
“Mendoj se që nga fillimi i ndeshjes kishim probleme me dyluftime. Mendoj se edhe me lëvizjet e lojtarëve pasi filloi ndeshja, nuk ishte siç e parashikuam. Ia vështirësuam vetes lojën me gabimet dhe çdo gjë që bëmë në pjesën e parë. Mendoj se shumë i rëndësishëm është sot goli që arritëm të bëjmë. Barazimi 1-1 është i hapur dhe duhej të shohim ndeshjen e dytë. Kishim probleme sot për shkak të mungesës së Allës dhe improvizuam me Musollin. bëmë edhe dy ndryshime të tjera në krahasim me Shkodrën. Sidoqoftë jam më i kënaqur me pjesën e dytë se kishim raste. E mira është që e kërkuam golin dhe e shënuam.”
Ze Maria, trajneri i Tiranës:
“Kemi luajtur thuajse 70 minuta me një lojtar më pak, por mendoj se ekipi është rreshtuar mirë në fushë. Por kemi ndeshjen tjetër dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk ishte koha për ta aktivizuar sot (Musa). Nuk ishte i përgatitur për të luajtur, nuk është në nivelet që e di unë. Ai ka bërë ndeshjen e tij, do të duhet të punojë më shumë. Kemi 90 minuta të tjera për të luajtur, mendoj se kemi 50 me 50 shanse dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të shkojmë në Kukës për t’u munduar të fitojmë ndeshjen, siç bëmë sot”.
Flamurtari-Partizani 1-0
Shënues: Alvesh 72’
Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Polozhani, Bicaj (Veliu 33′), Siljanovski, Sibide,Alvesh (Hoxhaj 82′), Zuka, Useini, Nedeljkoviç (Zhufo 59′), Bushiç. Trajner: Sulejman Starova
Partizani: Hoxha, Kalari (Kotobelli 83′), Belica, Atanda, Ibrahimi, Trashi, Batha, Telushi, Asani (Ferrera 68′) , Progni, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova
Kartonë të verdhë: Pollozani, Nedeljkoviç , Zuka , Bushiç/ Kalari, Bardhi , Telushi
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes:
“Partizani në të dyja ndeshjet ka luajtur në mbrojtje dhe ka dashur të na kap në kundërsulme. Interpretimi i lojës na vuri në vështirësi. Flamurtari është më e lirë jashtë për t’u shprehur, por jam shumë i kënaqur që i kemi fituar këto dy takimet ndaj Partizanit. Alvesh është lojtar shumë i mirë dhe për mua ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm. E kam kritikuar për ta vënë atë në pozitë pune. Nëse Alvesh do të kishte shënuar në fazën e parë 4-5 gola, atëherë do të ishim në vendin e parë. Tounkara është një futbollist që unë nuk e njoh, kam biseduar me Taren. Tounkara mund të jetë një lojtar shumë i mirë por varet sesa do ambjentohet. Futbolli shqiptar është shumë agresiv dhe është mjaft e vështirë të përshtatesh me të.”
Zëvendës trajneri i Partizanit Klevis Dalipi:
“Keqardhja më e madhe ishte humbja në kampionat ndaj Flamurtarit. Kupa ka specifikë tjetër dhe mund të rikuperosh gjithçka në ndeshjen e kthimit. Mendoj që edhe sot na ka penalizuar gjyqtari sepse goli i Prognit mua më duket i rregullt pasi Bardhi nuk ka patur kontakt me portierin e Flamurtarit. Nëse ky gol do ishte i rregullt atëherë ndeshja do merrte një tjetër rrjedhë. Kemi lënë gjithçka në dorë të klubit për të vendosur për një sulmues por në merkaton e dimrit është gjithmonë e vështirë të afrosh lojtarë cilësorë. Lucas dhe Abdurrahimi janë dy lojtarë cilësorë dhe sot besoj për aq minuta sa luajtën, të dy kanë bërë mirë. Unë nuk jam trajner i parë dhe këshillat e Starovës janë gjithmonë të vlefshme”.
Teuta-Skënderbeu 0-2
Shënues: Xhejms 35′, 75
Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, A.Bilali, Hërkaç, Alhasan, Mustafov (Shehi 84’), Hila, Beqja (Peqini 77’), Çyrbja, Karimi (De Margi 48’), Amadu. Trajner: S.Nica
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (Dita 78’), Aliti, Jashanica, Mici, Lilaj, Nimaga (Krasniqi 85’), Osmani, Gavazaj, Vila dhe Xhejms (Gripshi 79’). Trajner: I.Daja.
Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Barushi
Kartonë të verdhë: Çyrbja 38′, Hila 89′
Laçi-Luftëtari 3-0
Shënues: Nika 24’, Rexhinaldo 31’, Qaqi 80’
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda (Xhixha 72’), Shtubina, Nika (Bardhi 84’), Uzuni, Rexhinaldo (Shala 90’). Trajner: Gentian Mezani
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani (Aurelio 68’), Abazaj (Minga 61’), Rroca (Rapo 77’), Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika.
Kartonë të verdhë: Fangaj, Shtubina, Nika / Ramadani, Beqiri, Aleksi
Merkato e fundit
Lorenc Trashi, pas sherrit me trajnerin e Partizanit, Starova, është rikthyer dhe është aktivizuar sot ndaj Flamurtarit.
Realdo Fili ka zgjedhur skuadrën e Kamzës. Ai kërkohet nga Skënderbeu e Teuta pas divorcit me Partizanin. Alesio Hyseni erdhi te Kamza po sot në formë huazmi nga Flamurtari.
Flamurtari priti Partizanin në kupë dhe prezantoi para ndeshjes sulmuesin e ardhur nga ekipi i Lacios, Mamadou Tounkara.
/A. Muraçi/