Eliza Dushku: Jam abuzuar seksualisht në Hollivud kur isha vetë 12 vjeçe!

Eliza Dushku: Jam abuzuar seksualisht në Hollivud kur isha vetë 12 vjeçe!
Aktorja e Hollivudit me origjinë shqiptare Eliza Dushku, ka bërë një rrëfim shqetësues duke pranuar se edhe ajo ishte viktimë e abuzimit seksual nga njerëzit e fuqishëm të Hollivudit.

Në të vërtetë, ylli i aktrimit ka rrëfyer se kur ishte vetëm 12-vjeçare derisa po xhironte filmin “True Lies”, ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatoret kryesor të skenave të rrezikshme në Hollivud.

“Kur isha 12 vjeç, ndërsa xhiroja skenat e “True Lies", u abuzova seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollivudit.

Që atëherë, kam luftuar me mënyrën se si dhe kur ta zbuloj këtë që më ka ndodhur ndonjëherë. Në atë kohë, unë e ndava atë që më ndodhi me prindërit e mi, dy miq të rritur dhe një nga vëllezërit e mi më të mëdhenj. Askush nuk dukej i gatshëm për t’u përballur me këtë subjekt tabu, as unë nuk ishte.

Unë jam mirënjohëse shumë personave që kanë shkuar para meje muajt e fundit. Lista gjithnjë e në rritje e viktimave të abuzimit seksual dhe të ngacmimit që kanë folur me të vërtetat e tyre më në fund më kanë dhënë mundësinë të flas. Ajo ka qenë e papërshkrueshme rraskapitëse, duke e mbushur këtë brenda meje për të gjitha këto vite.....”, shkruan mes të tjerash në një status në rrjetin social aktorja Eliza Dushku.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: