
Ndryshe nga ligat kryesore të Europës, krye-golashënuesi më i mirë në Shqipëri jo vetëm nuk është në simfoni me kryesuesit e kampionatit, por ai nuk është as sulmues. Madje sulmi i dytë më i mirë në kampionatin tonë i përket një skuadre që lufton për mbijetesë.
Golashënuesit më të mirë
Elis Bakaj Kukësi 9
Bushiç Flamurtari 6
Reginaldo Laçi 6
Plaku Kamza 6
Bregu Luftëtari 5
Lilaj Skënderbeu 5
Kampionati i Superligës shqiptare udhëhiqet pas 15 javëve të para nga Skënderbeu me 34 pikë, ose 9 më tepër se kampionët në fuqi të Kukësit. Këtë fundjavë luhen ndeshjet e fundit të pjesës së parë të këtij sezoni, ashtu si në ligat kryesore të Europës, ku përjashtim bën Anglia që nuk njeh as festa dhe as pauzë dimërore. Edhe lista e kryegolashënuesve në Shqipëri ngjan me atë të Anglisë ku në krye është Elis Bakaj i Kukësit, por në ndryshim nga Salah i Liverpool ai nuk është sulmues i mirëfilltë. Skënderbeu figuron në listë me një mesfushor, ose lojtarin që vlerësohet aktualisht si më cilësori i kampionatit ndonëse nuk është sulmues, Sabien Lilaj.
Për të shpjeguar ecurinë pozitive të ekipeve si Laçi dhe Kamza që ndjekin Kukësin, për vendin e tretë, kanë menduar sulmuesit e tyre, Reginaldo e Plaku, që ndjekin Bakajn në krye të golashënuesve më të mirë. Talentët e Luftëtarit Dejvi Bregu e Kristal Abazaj, skuadra e të cilëve lufton për mbijetesë, së bashku kanë realizuar deri tani 9 gola, një më pak se dyshja më e mirë që i përket Skënderbeut, Lilaj-Taku. Por asnjëri prej këtyre të fundit nuk është sulmues i mirëfilltë.
/a.muraçi/
Kategoria Superiore
Java e 16-të/ 22 dhjetor (13:00)
Skënderbeu-Teuta
Laçi-Lushnja
Kamza-Flamurtari
Partizani-Vllaznia
Kukësi-Luftëtari