
Italia e ka thuajse të sigurt zonën play-off, falë fitores së Belgjikës ndaj Bosnies.
Shqipëria shpreson fitoren për të mbajtur vendin e tretë, ose Izraeli të mos fitojë me Spanjën, teksa kjo e fundit e ka siguruar kualifikimin direkt. Një ndeshje e veçantë për trajnerin Panucci, i cili përballet si trajner për herë të parë kundër ish-ekipit të tij.
Dy trajnerët kanë gati formacionet, që pritet të zyrtarizohen ndërsa tifozët shqiptarë kanë nisur të mbushin shkallët e stadiumit për të përjetuar nga afër një ndeshje historike.
Formacionet e mundshme:
Shqipëria: (4-5-1): Berisha; Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Roshi, Lila, Basha, Memushaj, Grezda; Sadiku.
Trajner: C. Panucci
Italia (4-2-4): Buffon; Darmian, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Parolo, Gagliardini; Candreva, Immobile, Eder, Insigne.
Trajner: G. Ventura
Gjyqtar: Svein Oddvar Moen (Norvegji)
/a.m/