
Spektakël nga tifozët e Këlni para ndeshjes me Arsenal, kur mbi 20 mijë tifozë të ekipit gjerman pushtuan rrugët e Londrës, duke befasuar policinë vendase.
Por pak momente para ndeshjes gjithçka përfundoi në kaos dhe ndeshja u shty me një orë, duke rrezikuar që të anulohej. Policia garantoi më pas sigurinë, që kjo ndeshje të fillonte 1 orë me vonesë.
Mes mijëra tifozëve gjermanë kishte edhe femra. Të organizuar ata iu drejtuan stadiumin në mbështetje të skuadrës së Këln, duke krijuar fillimisht një atmosferë festive, por më pas gjithçka i la vend koasit. /a.m/