Helmohet Eros Grezda, humbet sfidën me Maqedoninë

Helmohet Eros Grezda, humbet sfidën me Maqedoninë
Pragndeshja e tetë kualifikuese e Kupës së Botës “Rusi 2018”, ndaj Maqedonisë, ka sjellë edhe një ngjarje të pahijshme në kampin kuqezi.

Mësohet se gjatë qëndrimit në hotel është helmuar nga ushqimi mesfushori me tipare sulmuese Eros Grezda. Nuk dihet arsyeja se pse vetëm ai është helmuar dhe jo lojtarët e tjerë.

Ekipi kombëtar ka një staf mjekësor që kujdeset për gjithçka, sidomos para ndeshjeve, por nuk ka ende një prononcim zyrtar mbi këtë ngjarje .

Grezda ishte ndër më të mirët në fushë në përballjen me Lihtenshtejn.

Në ndryshim nga Lihtenshtejn, ndaj Maqedonisë në mungesë edhe të Eros Grezdës, Christian Panucci ka planifikuar këtë 11-she bazë: Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kukeli, Abrashi, Memushaj, Hyka, Roshi e Sadiku.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: