Bën 2 km not çdo ditë për të shkuar në punë, ja video e Benjamin David

Bën 2 km not çdo ditë për të shkuar në punë, ja video e Benjamin David
Një burrë nga Gjermania ka gjetur mënyrën e duhur për të shkuar në punë duke shmangur stresin e trafikut.

Benjamin David nga Munich noton rreth 2 km çdo ditë, dhe mban në një çantë të posaçme të izoluar në mënyrë që mos të futet ujë, për të mbajtur veshjet.

“Unë nuk shkoj në punë me autobus apo makinë, por duke bërë not në lumin Isar. Trafiku në rrugën anës lumit është i tmerrshëm. Kur jam duke notuar, shkoj në punë më shpejt dhe jam më i relaksuar,” – tha ai për BBC.

Çantën e ka krijuar një stilist nga Basel, e cila e ndihmon edhe si objekt çlodhës teksa noton. /f.ç/

Video

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: