Martohet Granit Xhaka, dasma "sekrete" në Prishtinë (Foto)

Martohet Granit Xhaka, dasma "sekrete" në Prishtinë (Foto)
Granit Xhaka i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe i ekipit të Arsenal, me origjinë shqiptare, vendosi kurorë me bukuroshen Leonita Lekaj, me të cilën ishte i fejuar prej dy vjetësh.

Graniti, vëllai i lojtarit të kombëtares sonë, Taulantit, ka hedhur në faqen e tij në Facebook fotot e dasmës së tij, pa asnjë detaj tjetër.

Pas mbylljes së sezonit me Arsenal, Graniti ishte me pushime në Majami bashkë me Leonitën, 22-vjeçe, nga ku vendosën të zhvillonin edhe martesën. Fotot janë bërë në një vilë luksoze në periferi të Prishtinës, ndërsa dasma është mbajtur thuajse në sekret nga familja Xhaka.

Nga fotot e postuara prej Granitit duket se në dasëm kanë qenë vetëm xhaxhai i tij dhe Taulnati. Graniti gjatë kohës që ka qëndruar në Prishtinë ka pozuar me të afërmit e tij, ku xhaxhai duket se i ka qëndruar më pranë.

Në një foto tjetër që ka postuar Graniti është përveç xhaxhait edhe vëllai Taulanti, i cili duket nga qëndrimi në këmbë se është marrë me organizimin e ceremonisë së martesës.

/a.m/