I tepruan në dasmë, Messi dhuron ushqimet e pijet për bamirësi

I tepruan në dasmë, Messi dhuron ushqimet e pijet për bamirësi
Ushqimet, por edhe pijet e mbetura pas dasmës, futbollisti i njohur, Lionel Messi, mësohet se i ka dhuruar për bamirësi.

Kujtojmë se ai është martuar me të dashurën e tij, Antonella Roccuzzo më 30 qershor në një dasmë përrallore zhvilluar në Argjentinë.

Vetë drejtori i Bankës Ushqimore Rosario, Pablo Algrai ka pohuar se “organizatorët e dasmës arritën në depo dhe morën të gjitha ato që kishin mbetur prej dasmës dhe u  shpërndanë për organizatat bamirëse”.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: