
Kështu është shprehur trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi në një konferencë shtypi nga Izraeli, në prag të ndeshjes zyrtare Izrael-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2018.
Sipas tij, të gjitha ndeshjet mund t’i fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari.
“Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy viteve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi”, theksoi trajneri i kombëtares shqiptare.
/n.e/