Probleme me erën e këmbëve, ja më çfarë ta largoni

Probleme me erën e këmbëve, ja më çfarë ta largoni
Aromat e pakëndshme të trupit, janë ndër shqetësime kryesore të njerëzve, pasi nuk mund t’i mbajnë nën kontroll pavarësisht higjienës vetjake. Era e këmbëve është tepër shqetësuese dhe ndonëse në verë këpucët dhe sandalet janë kryesisht të hapur, për shkak të materialit ndodh që këmbët të vijnë erë. Veshja e këpucëve për disa ditë me radhë, mos ajrosja e tyre, materiali inkilit apo plastik, djersitja bëjnë që këmbët të vijnë erë. Po veç faktorëve të jashtëm, ndodh që ndryshimet hormonale, stresi, medikamente të ndryshme, puberteti apo menopauza të shkaktojnë aromën e pakëndshme të këmbës. Më shumë sesa shkaqet njerëzit janë të interesuar për zgjidhjen ,ndaj do të rendisim më poshtë 3 mënyra natyrale si të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga era e keqe e këmbëve.

 

Çaji i zi

Përbërësit e këtij çaji mbyllin poret e lëkurës dhe vrasin bakteret përgjegjëse për erën e keqe të këmbëve. Ajo që duhet të bëni është të zhysni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin ndodhen 2 3 paketa çaji të zi. Mbajini këmbët për 30 minuta në këtë ujë dhe më pas fshijini me peshqir. Lyeni këmbët me pudër dhe vishni çorape.

Soda e bukës

Soda e bukës neutralizon pH e lëkurës, duke reduktuar sasinë e prodhimit të djersës. Zhytini këmbët çdo natë në një legen me ujë ku janë shtuar 4 lugë sodë buke e do të shihni që era e këmbëve nuk do të ndihet më.

Kripa Epsom

Një tjetër përbërës që eliminon aromën e keqe të këmbëve është kripa Epsom. Mjafton të përsërisni procedurën e lartpërmendur dhe këmbët tuaja nuk do të jenë më problem për ju. s/i

Shpërndajeni me miqtë tuaj: